RUSI – Moska: Perëndimi e ka shndërruar Kievin

MOSKË, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se “Perëndimi e ka shndërruar regjimin e Kievit në një përbindësh të pangopur”.
“Ata nuk e kuptuan se kishin krijuar dhe formësuar fjalë për fjalë një përbindësh që do t’i përpinte i pari”, tha Zakharova në një intervistë me Radion Sputnik.
“Këtij përbindëshi fillimisht iu premtua pushtet mbi të gjithë botën, dhe ende nuk e ka marrë”, vazhdoi Zakharova.
“Fillimisht, Zelensky dhe Bankova (selia e qeverisë ukrainase) u thanë jo vetëm se ai do të rifitonte një lloj ‘territori’ atje, por se do të bëhej sundimtari i këtij rajoni, i cili do të bëhej një pikë kyçe në hartën e kontinentit evropian”. /os/