E Martë, 3 Nëntor 2026

RUSI – Putin: Moska e gatshme të punojë me Kievin për një traktat të mundshëm paqeje

SOÇI, 19 maj /ATSH-AFP/ – Rusia është “e gatshme të punojë” me Ukrainën për një “memorandum” që ka të bëjë me “një traktat të mundshëm paqeje”, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, pas një telefonate me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Ai e përshkroi si “të dobishme” bisedën telefonike prej “më shumë se dy orësh” që pati me Trump në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

”Kjo bisedë ishte shumë informuese dhe shumë e sinqertë”, tha Putin në një deklaratë të shkurtër për shtypin pas telefonatës së tij me Trump.

”Ishte një bisedë shumë informuese dhe mjaft e sinqertë, dhe shumë e dobishme në këtë drejtim. Para së gjithash, e falënderova presidentin e SHBA-së për mbështetjen e SHBA-së në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për një marrëveshje të mundshme paqeje”, tha Putin, sipas BBC.

”Presidenti i SHBA-së shprehu qëndrimin e tij për një armëpushim. Nga ana ime, vura re se edhe Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Ne thjesht duhet të përcaktojmë mënyrat më efektive për të ecur drejt paqes”, theksoi ai.

“Në përgjithësi, mendoj se ka qenë e dobishme në këtë drejtim”, shtoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje sot Ukrainës të gjejë “kompromise që i përshtaten të gjitha palëve”, pas bisedës telefonike me Donald Trump dhe tre ditë pas bisedimeve të pafrytshme midis Moskës dhe Kievit në Turqi.

“Pyetja, sigurisht, është që palët ruse dhe ukrainase të demonstrojnë gatishmëri maksimale për paqe dhe të gjejnë kompromise që i kënaqin të gjitha palët”, tha Putin në një deklaratë të shkurtër për shtypin të transmetuar në televizionin rus./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›