E Diel, 1 Nëntor 2026

RUSI – Putin dhe Trump diskutojnë luftërat në Iran dhe Ukrainë

MOSKË, 9 mars /ATSH/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike rreth luftës me Iranin dhe konfliktit në Ukrainë, njoftoi Kremlini., sipas Reuters.

Sipas këshilltarit diplomatik të Putinit, Yuri Ushakov, biseda telefonike zgjati rreth një orë dhe ishte e para mes dy liderëve që nga dhjetori. Ai tha se kërkesa për këtë bisedë erdhi nga Uashingtoni.

Ushakov theksoi se në qendër të diskutimit ishte situata rreth konfliktit me Iranin dhe negociatat dypalëshe që po zhvillohen mes përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Sipas Kremlinit, presidenti Putin bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë politike dhe diplomatik të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, i cili konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Rusisë.

Lideri rus gjithashtu i dha Trumpit një përshkrim të situatës në vijën e frontit në Ukrainë, duke thënë se trupat ruse po bëjnë “përparime të konsiderueshme” në fushën e betejës. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›