E Diel, 1 Nëntor 2026

Radhe te gjata ne KapshticeGreket punojne me 1 sportel

Rikthimi i emigranteve shqiptare ne vendet e tyre te punes pas perfundimit te festave te fundvitit ka sjelle edhe radhe ne doganen e Kapshtices.

Sipas informacioneve rreth 120 automjete ndodhen ne radhe ne anen e pales greke ne pritje per te hyre ne territorin helen.

Pala shqiptare ka nisur punen sot me 2 Janar me 9 sportele 6 prej te cilave ne ndihme te daljes se udhetareve kurse 3 ne hyrje.

Ndersa pala greke punon vetem me 1 sportel ne hyrje dhe 1 ne dalje duke shkaktuar keshtu radhe te gjata me automjete dhe njerez ne anen greke te doganes.

Nderkohe ne doganen e Kakavijes situate paraqitet e qete. Edhe pse nuk behet fjale per radhe te gjata fluksi i emigranteve qe largohen nga Shqiperia per ne shtetin grek pritet te rritet ne oret ne vijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›