E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketat ndaj Turqisë, NATO mbledh Këshillin e Atlantikut! Çfarë thotë “Neni 5” i Aleancës?

Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës politik i Aleancës Atlantike, është duke u zhvilluar në selinë e NATO-s në Evere, në periferi verilindore të Brukselit.

Kjo mbledhje ka në fokus diskutimet rreth situatës së shkaktuar nga lufta në Iran dhe pasojat e rrëzimit të djeshëm të një rakete iraniane në Turqi.

Raketa u shkatërrua nga sistemi kundërajror i NATO që ndodheshin në Mesdheun Lindor.

Rutte: Asnjë aktivizim i Nenit 5 pas incidentit me Turqinë, por NATO mbetet vigjilente

“Në këtë moment nuk ka kushte për aktivizimin e Nenit 5 të traktatit të NATO-s”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, në një intervistë për SkyTg24.

Sekretari i përgjithshëm theksoi se NATO megjithatë mbetet në gatishmëri të lartë pas eskalimit në Lindjen e Mesme.

“E rëndësishme është që, siç pamë dje, NATO është e fortë, e vigjilente, dhe shumë më vigjilente tani që nga e shtuna, duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme.”

Çfarë thotë Neni 5 i NATO-s?

Neni 5 i Traktatit të NATO-s është themeli i parimit të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Në thelb, ai thotë:

  • Një sulm kundër një ose më shumë anëtarëve të NATO-s konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve.

  • Si pasojë, çdo vend anëtar ka të drejtë të përdorë masa individuale ose kolektive, duke përfshirë edhe forcën ushtarake, për të siguruar mbrojtjen e vendit të sulmuar.

  • Vendimet për mënyrën e përgjigjes merren sipas rastit konkret, dhe nuk detyrojnë automatikisht përdorimin e forcës ushtarake – por secili vend duhet të veprojë në përputhje me të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›