VIDEO/ Momenti i grabitjes së pikës së këmbimit valutor, autori i drejton pistoletën dhe…

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga momenti kur 42-vjeçari Luan Maçi kryen grabitjen nën kërcënimin e një arme zjarri, tip pistoletë, në një pikë këmbimi valutor në një qendër tregtare në zonën e “5 Majit”, ku mori rreth 3 milionë lekë.
Në pamje shihet teksa ai i drejton pistoletën punonjëses dhe më pas ajo i nxjerr paratë, ndërsa 42-vjeçari i fut në një çantë. Po ashtu, duket edhe momenti i arrestimit të tij nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Ai u arrestua në banesën të cilën e kishte pranë qendrës tregtare ndërsa policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, një pjesë të shumës së parave të vjedhura dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjes.
“Në sajë të operacionit të koduar “Itinerari”. u vu në pranga 42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale i cili ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXO EDHE: EMRI-FOTO/ Grabitja e armatosur te “5 Maji”, arrestohet pas disa orësh autori