E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: 5 kapitujt e fundit të negociatave me BE i hapim brenda vitit

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë javën që po lëmë pas në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili bashkoi 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti në Kopenhagen të Danimarkës.

Samiti i radhës në Danimarkë u mbajt pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal tek ky zhvillim duke theksuar se pas Tiranës edhe në Danimarkë “ishim përsëri pjesë aktive e bisedimeve për të ardhmen e kontinentit, të barabartë mes të barabartësh teksa vazhdojmë të përparojmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

“Kemi hapur 28 kapituj të negociatave dhe mbeten 5 të fundit që besojmë se do t’i hapim brenda këtij viti, ndërkohë që vitin e ardhshëm synojmë të nisim me mbylljen e kapitujve, çka shkon në vazhdën e një ecurie rekord të këtij procesi”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›