E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Batalioni i Xhenios po ndërhyn për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, duke vlerësuar punën e forcave xheniere në terren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë publikoi foto nga operacionet e Batalionit të Xhenios, duke theksuar se puna është përqendruar në zonat ku infrastruktura ka pësuar dëmtimet më të mëdha, specifikisht në Gjirokastër dhe Kurbin.

“Gjirokastër, Kurbin dhe kudo ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve,” shkruan Rama.

Forcat e Armatosura kanë dislokuar mjete të rënda për të mbajtur hapur akset rurale dhe për të forcuar argjinaturat e lumenjve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›