E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Çadrat falas për pushuesit në Qeparo, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Qeparoit në Himarë.

Kryeministri u shpreh se ky plazh u lirua nga zaptimet e paligjshme.

Rama theksoi se bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit

“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, ku Bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kjo hapësirë i shtohet hapësirave të tjera publike e të sistemuara, duke mundësuar pushime me kosto të ulët për sa më shumë njerëz. Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›