E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 1566 komplete me çadra dhe shezlongë në Gjirin e Lalëzit, 14 të proceduar

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Në plazhin e Gjirit të Lalzit, Durrës, janë liruar hapësira të tjera, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të planoperacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në disa hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 1566 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 14 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. B., 28 vjeç, banues në Draç, Durrës;
  2. L., 47 vjeç, banues në Tiranë;
  3. K., 60 vjeç, banues në Shijak;
  4. L., 33 vjeç, banues në Hamallaj;
  5. M., 24 vjeç, banues në Shijak;
  6. K., 31 vjeç, banues në Ishëm;
  7. I., 57 vjeç, banues në Ishëm;
  8. B., 38 vjeç, banues në Tiranë;
  9. F., 53 vjeç, banues në Manzë;
  10. D., 30 vjeç, banues në Tiranë;
  11. C., 39 vjeç, banues në Manzë;
  12. L., 50 vjeç, banues në Tiranë;
  13. A., 47 vjeç, banues në Tiranë;
  14. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›