Rama: Hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot ndau sot pamje nga hapësirat relaksuese në plazhet publike në Durrës, të cilat po frekuentohen nga qytetarë të shumtë në këto ditë vere.
Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e hapësirave publike në plazhe, përfshi edhe Durrësin.
Aktualisht në Durrës plazhet publike janë të fragmentarizuara nga zona e plazhit në Durrës deri te Përroi i Agait. Nisur nga fakti se Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë këtë vit plazhet publike janë konceptuar të ndërprera me ato private, me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i aksesojnë në segmente të ndryshme.
Po ashtu Bashkia ka pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.
1 nga 10/gj.m/