E Martë, 3 Nëntor 2026

“Festa e Miqësisë”, atmosferë festive në Elbasan

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Elbasani fundjavën që lamë pas ishte epiqendra e “Festës së Miqësisë”, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit feston 10-vjetorin.

Kjo festë ka sjellë për qytetarët dhe vizitorët tre netë me muzikë live, performanca artistësh të njohur dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i pranishëm në aktivitet  përshëndeti qytetarët duke theksuar rëndësinë që kanë aktivitetet kulturore dhe festive në jetën e komunitetit.

“Festa e Miqësisë është tashmë një ngjarje e përvitshme që i jep Elbasanit një tjetër ritëm gjatë verës dhe forcon lidhjen mes qytetarëve,” u shpreh Llatja.

Artistë si Lorenc Hasrama, Mateus Frroku, West Side Family, Eranda Libohova, Rea Nuhu, Aroilda, 3 Musketjerët dhe Renis Gjoka kanë dhuruar performanca të paharrueshme për publikun.

Elbasani ishte qyteti i parë ku nisi ky edicion jubilar, duke konfirmuar edhe një herë se qyteti është një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore dhe festive në nivel kombëtar.

1 nga 5

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›