E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Artan Lames

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artan Lames në moshën 58-vjeçare, pas një ndërhyrje në zemër.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi të befasishëm lajmin e ndarjes nga jeta të Lames.

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shprehet Rama.

Lame ndërroi jetë në Gjermani pas një ndërhyrje në zemër. Artan Lame ishte publicist,  koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Lame ka qenë Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale), Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

/k.s/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›