E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Karta e BE-së nuk është e imja, por e historisë së Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e mbylli mbledhjen e grupit parlamentar me kritika jo vetëm ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj zërave kritikë brenda familjes socialiste.

Rama iu përgjigj atyre që e konsiderojnë të konsumuar fokusin e PS-së tek integrimi europian, duke theksuar se “karta e BE-së” nuk është një strategji personale e tij, por një objektiv historik për vendin.

Në fund, Rama theksoi se Partia Socialiste duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit europian, pavarësisht kritikave dhe sulmeve politike, duke nënvizuar se ky është një detyrim ndaj të ardhmes së vendit.

“Ka edhe intelektualë të familjes sonë politike, që thonë kjo karta e BE është pak e kartë e lodhur. Të gjithë këta që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni atje te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë tek sheshi i xhirimit, të rrijë këtu në PS dhe të shikojë mirë që unë nuk kam karta të miat. Karta e BE është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar numrin e klikimeve të ditës, ne jemi këtu për të fituar Shqipërinë 2030 në BE. Është edhe një thirrje për një marrëveshje të re, Shqipëri të re. Ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan Shqipëri të re. Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re, të shkruar dhe jemi aty të bëjmë marrëveshje, por kam frikë se drafti nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamigove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart, HI HI HI edhe Shqipëria e re. Do kritikohemi, do sulmohemi por ne kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›