E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Koha për rishikim me themel të librave themeltarë të shtetit të së drejtës

TIRANË, 20 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka ardhur koha të rishihen me themel librat themeltarë të shtetit të së drejtës, ndërsa solli në vëmendje punën që po bëhet me Kodin e ri Penal.

Gjatë prezantimit të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, Rama u shpreh se “duhet të vijojmë me përmirësimin e standardeve”.

“Kjo materializohet në punën e madhe që e pret Ministrinë e Drejtësisë për t’i dhënë formën përfundimtare versionit përfundimtar që qeveria do të çojë në parlament për Kodin Penal, për Kodin e Procedurës dhe për Kodin Civil po ashtu. Janë libra themeltar të një sistemi drejtësie që u ka ardhur koha të rishikohen me themel”, shtoi ai.

Në këtë drejtim, Rama vlerësoi punën e Ulsi Manjës në koordinimin e këtij procesi dhe garantimin e një hapësire ku faktikisht qeveria është thjesht njëra nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të Kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar të së drejtës penale.

/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›