Rama: Konkurs ndërkombëtar për kampusin universitar të Durrësit

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në sezonin e 5-të të podkastit “Flasim’’, u ndal tek rubrika “Shënimet e javës”.
Rama tha se Qeveria ka vendosur që t’i përcjellë për një konkurs ndërkombëtar projektin e kampusit universitar të Durrësit, Agjecisë së Planifikimit Urban.
Kryeministri Rama u shpreh se ky është një projekt që shkon në vazhdën e formësimit të atij kampusi ku ka lindur nevoja për rezidecat e studentëve dhe të tjera mjedise të domosdoshme për një kampus modern bashkëkohor.
Rama tha se ky projekt është kthyer në një zotim të Qeverisë, ndaj trupës së pedagogëve dhe studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
“Projekti është hapi i parë dhe pastaj realizimi i tij”, tha Rama.
Kampusi i universitetit të Durrësit pritet të vijojë me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera. Në të dyja anët e kampusit në Durrës, ka investime për sportin si akademia e “Manchester City” dhe akademia e tenisit e “Rafa Nadal”. Zona bëhet një kompleks i vërtetë shërbimesh jo vetëm arsimore, por edhe edukative dhe sportive që i shërben studentëve dhe komunitetit.
/e.i/r.e/