E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot, Maratona e Tiranës, akset rrugore ku kufizohet qarkullimi i automjeteve

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, mbahet sot duke shënuar edicionin e tij të nëntë. Ky aktivitet përkon gjithashtu edhe me vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Me rastin e këtij organizimi që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve nisi nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Ndërkohë, në datën 18 tetor u zhvillua aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës për sot:

Kufizohet qarkullimi i automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, bulevardin “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri tek ura pranë “Tajvanit”, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek ura “Tajvan”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lekë Dukagjini”.

2.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon:

– Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e Elbasanit, rruga “Luigj Gurakuqi”, Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave, rruga “Mine Peza”, Rruga e Kavajës nga ura te Shkolla Teknologjike deri te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”. Rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Ëilson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

Në kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave me Rrugën e Dibrës, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.

Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

– Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e Rrugës së Durrësit.

– Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e Rrugës së Kavajës.

– Në takimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me Unazën.

Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

2.2 Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëilson”.

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” dhe te sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon tek ura e Rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.

Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”

– Linja Nr. 8 “Ish-Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg devijon te Rruga e Elbasanit, rrethrrotullimi i Qytetit Studenti.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” devijon tek ura e Rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej Pallati me Shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej Pallati me Shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëilson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” do të devijojë te Rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël do të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbër” pezullohet përkohësisht.

2.3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjik dhe transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të Unazës së Madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08:00 — 16:00.

2.4. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›