E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Më e bukura fillon së shpejti kur gra e burra, vajza e djem të derdhen lumë drejt finishit të 11 majit

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale Rama solli një foto të Forumit të Gruas Socialiste të Elbasanit, në të cilën bëhet dallimi mes takimit të Ramës zhvilluar tre ditë më parë me vajza dhe gra të  Elbasanit dhe një takimi të opozitës ku në sallë dominojnë burrat.

“Një nga shumë dhe më e bukura fillon së shpejti kur gra e burra, vajza e djem, të derdhen lumë drejt finishit të 11 majit”, shkruan Rama.

Në takimet që po zhvillon në të gjitha qytetet e vendit Rama vijon të përsërisë apelin që në 11 maj të gjithë të bashkohen dhe të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›