E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiten 7,16 miliardë lekë Bono Thesari, yield-et mbeten në nivele të ulëta

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar nivele të ulëta.

Në ankandin e kësaj jave janë shitur Bono Thesari në vlerën 7,16 miliardë lekë, kundrejt shumës së ofruar prej 10,5 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 2,43%, thuajse i pandryshuar krahasuar me ankandin e mëparshëm, duke reflektuar kushte të favorshme likuiditeti në sistemin bankar, kërkesa më të ulëta të qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe prime të reduktuara rreziku, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë.

Yield-et e bonove të thesarit ngelen poshtë nivelit të normës bazë të interesit si edhe në rënie me bazë vjetore. Një vit më parë yield-i i bonove 12-mujore kishte qenë në nivelin 2,77%.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›