Rama: Në korrik numri i hyrjeve i kaloi 1 mln, tregues i transformimit të Shqipërisë turistike

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se përgjatë muajit korrik në Shqipëri kanë hyrë 1 milionë persona përmes aeroportit “Nënë Tereza”.
Sipas kryeministrit Rama ky është një tregues i transformimit të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade.
Rama shpjegon se të dhënat tregojnë se hynë më shumë pasagjerë se në të gjithë vitin 2013.
“dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.
/rtsh.al/