Rama: Procesi i negociatave me BE-në po ecën sipas planit

TIRANË, 31 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se procesi i negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën sipas planit.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në njësinë 7 në kryeqytet, Rama u shpreh se nga tenxheret mediatike mund të arrish vetëm në përfundimin që është bllokuar procesi i integrimit europian, ndërkohë që kjo është 100% e pavërtetë.
“Procesi i negociatave të Shqipërisë në BE ecën sipas planit. Kemi një kalendar të dakordësuar me BE-në dhe kemi në tryezë një raport të KE-së për këtë fazë të negociatave që është absolutisht pozitiv”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, Kryeministri konfirmoi se “të gjitha ekipet tona vazhdojnë punën për negociatat”.
/j.p/r.e/