E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Rishikojmë sanksionet për shkeljen e rregullit që ndalon celularët në shkolla

TIRANË, 20 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama kërkoi sot rishikimin e sanksioneve lidhur me shkeljen e rregullit të përgjithshëm të ndalimit të celularëve në shkolla.

Gjatë një komunikimi me mediet pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se “prej disa vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar gjithashtu sanksionet lidhur me shkeljen e këtij rregulli të përgjithshëm”.

Ndërkohë, sipas tij, “vendosja e punonjësve të sigurisë dhe psikologëve në shkollat tona ka sjellë një sërë rezultatesh pozitive”.

“Këto rezultate padyshim do të thellohen shumë ndjeshëm me futjen e syve të teknologjisë në perimetrin e çdo shkolle, madje dhe të çdo klase. Praktikisht, prindërit do të mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijën e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do të duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›