E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Rruga Berat-Ballaban drejt përfundimit, vijojnë punimet në 10 kilometrat e fundit

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në kantierin e rrugës Berat–Ballaban vijojnë punimet në segmentin Drobonik–Gllavë për përfundimin e 10 kilometrave të fundit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë segment, të cilat do të do të mbyllin Lotin 3 dhe të gjithë projektin e këtij aksi strategjik.

“Me një gjatësi prej 60 kilometrash, kjo rrugë po afron gjithnjë e më shumë Beratin dhe Gjirokastrën, dy qytete me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore, të mbrojtura nga UNESCO”, tha Rama.

Kjo rrugë nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një nyjë lidhëse e rëndësishme që forcon rrjetin e turizmit kulturor në jug të vendit. Ajo shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që lëvizin përmes akseve Përmet-Tepelenë dhe më gjerë.

Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri. Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›