E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Rruga e re e Darëzezës në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Rruga e re e Darëzezës pas rikonstruksionit ka përmirësuar lidhjen mes zonës së Fierit dhe bregdetit, duke i dhënë një shtysë zhvillimit turistik të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga rruga e përfunduar duke e cilësuar atë si një investim me ndikim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës bujqësore dhe për lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit.

“Rruga e re e Darëzezës, një aks plot dobi për zonën bujqësore e ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë drejt vijës së virgjër bregdetare”, shkruan Rama.

Përfundimi i kësaj rruge pritet të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e banorëve, zhvillimin e turizmit dhe aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një nga zonat me potencial turistik në qarkun e Fierit.

Plazhi i Darëzezës, rreth 20 km larg Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas e të huaj.

/k.s/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›