E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, opozita kundër

Ditën e sotme në Strasburg në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votuan pro rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin Evropian, duke deklaruar se të gjithë europarlamentarët kanë votuar në mbështetje të Shqipërisë, ndërsa wshtw shprehur se opozita ka mbajtur një qëndrim të kundërt.

Në postimin e tij, Rama thekson se edhe eurodeputetë që më herët kishin marrë pjesë në protesta në Shqipëri, këtë herë votuan në favor të vendit.

“Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste.

Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›