E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët me alternime vranësirash, rriten temperaturat

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje dhe kryesisht juglindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 20/30 Diell re
Kukës 22/33 Diell re
Lezhë 21/34 Diell re
Dibër 17/31 Diell re shi
Durrës 21/34 Diell
Tiranë 24/35 Diell
Elbasan 21/36 Diell re
Berat 20/36 Diell
Vlorë 22/34 Diell
Korçë 17/30 Diell re shi
Gjirokastër 16/35 Diell re
Sarandë 22/33 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›