Rama: “Villa si Era” në Brataj të Vlorës, destinacion unik në hartën e turizmit ekskluziv shqiptar

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Agroturizmi po konsiderohet çdo ditë e më shumë si një drejtim i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në zonat rurale të vendit.
Një prej tyre është edhe “Villa si Era”, i ngritur në një prej zonave më të bukura të jugut të vendit në Brataj të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga “Villa si Era”, e ndërtuar me një arkitekturë të veçantë, e cila tani është një destinacion unik që ngjitet në hartën e turizmit ekskluziv shqiptar.
Zhvillimi i agroturizmit ka nisur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke ndikuar në rritjen e kontributit të këtij sektori në industrinë e turizmit në Shqipëri.
Vitet e fundit, Qeveria ka ndërmarrë disa skema mbështetëse për t’i dhënë hov zhvillimit të agroturizmit, një degë e paeksploruar e industrisë së turizmit.
“Paketa e Maleve”, është njëra prej këtyre nismave që synon të nxisë investimet në zonat rurale malore.
/m.m/j.p/