E Shtunë, 7 Nëntor 2026

“Rama do ta anashkalojë si konflikt”- Përplasja me Veliajn, Ilir Kulla: Ai që humbet është ai që ka më shumë! Kryebashkiaku nuk ka çfarë të humbasë

Analisti Ilir Kulla ishte sot në Zonë e Lirë teksa foli mbi përplasjen e Ramës me Veliajn, me kryebashkiakun që ka publikuar letra nga burgu ku thekson se kryeministri e ka kërcënuar të delegojë detyrën.

ilir kulla

Kulla thotë se konflikti nëse përshkallëzohet do jetë në dëm të Ramës.

Kjo pasi Veliaj nuk ka çfarë të humbasë më pasi gjendet në burg. Ndërsa, Rama është ai që ka më shumë dhe që mund të humbasë më shumë.

Ilir Kulla: Nuk ka filluar me këtë. Përgjigjja e thjeshtë, janë në kushte të pabarabarta. Fiton ai që është më i fortë. Në këtë pikëpamje duhet të jemi të qartë që nuk ka pikëpyetje. Ai e ka anashkalur në konferencë se subjekti ishte tjetër. Jo se nuk i jep rëndësi por nuk do ta zgjerojë sherrin më shumë. E kupton se ka bërë një dëm në opinion publik duke qenë i kujdesshëm në këto detaje ky është një detaj i vogël që bën diferencën. Pyetja kush fiton? Dihet që Rama fiton. Pyetja nuk është kush fiton, kush humb më shumë nga ky konflikt? Veliaj nuk ka më çfarë humb. Nuk ka më shumë se në burg. Nga ky konflikt nëse vazhdon dhe eskalohet, tregon se ai që humb më shumë është ai që ka më shumë.

Frikë për çfarë, është në burg. Është përgjigjur në media, dhe tregon se këtij njeriu një laps e letër kanë lënë. Nuk ka çfarë të humbi më. Këta e morën e çuan atje. Nuk ishte për mbështetjen e studentëve. Çështja që i kanë kërkuar firmën për bashkinë, këtë nuk e bëj. Kaq e thjeshtë. Hetimet e tjera po shkojnë, akuza do jenë në gjyq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›