E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama falenderon Zelenskyy-n: Qëndrojmë me Ukrainën në këto kohë vendimtare

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot mesazhin e urimit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për zgjedhjet e 11 majit.

Rama përmes një mesazhi në rrjetin social “X” i ritheksoi atij mbështetjen e Shqipërisë, teksa deklaroi se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës në këto kohë të vështira.

Zelenskyy do të vizitojë këtë javë Tiranën ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndrojmë me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Ju pres me padurim këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”, thuhet në mesazhin e urimit të Ramës.

Në mesazhin e tij të urimit, presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar”, shkruan Zelenskyy në një postim në rrjetin social X.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›