Rama ironizon Berishën: Përçart, po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka ironizuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Hë hë hë… përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama…”, shprehet Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale ku shihen pamjet e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilin janë ndërtuar një kompleks pallatesh.
Në një kronikë televizive të muajit prill të vitit 2001, thuhet se “të gjitha këto punime, të cilat do i ndërrojnë 100% pamjet klubit Partizani, parashikohet sipas drejtuesve të përfundojnë në muajin shtator që përkon me fillimin e sezonit të ri sportiv”.
“Ky shtet barbar e prishi logon e Partizanit, legjendës së Shqipërisë. PD dhe Saliu e shkatërroi”, thotë një qytetar i veshur me bluzën me logon e skuadrës së Partizanit.
/r.e/