E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon deklaratat e Berishës në samitin e PPE: Çfarë mendojnë të huajt në sallë… vajmedet

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në kongresin e Partive Popullore Europiane në Valencia (Spanjë).

Rama publikoi pjesë nga fjalimi i Berishës në këtë takim, ndërsa përdori sërish simbolin e bufit.

Në kongresin e PPE-së në Valencia, Berisha ndër të tjera komentoi veshjen e kryeministrit në takimet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh: “Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha…”.

“Hajde parafytyroje çfarë mendojnë të huajt në sallë… vajmedet”, shkruan Rama, në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

/m.m//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›