E Martë, 3 Nëntor 2026

Shalsi: Bashkimi Evropian është më afër se kurrë

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Drejtuesi Politik i Qarkut Kukës, Eduard Shalsi deklaroi sot se Bashkimi Evropian është më afër se kurrë për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në një takim elektoral të mbajtur nga kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Kukës për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, Shalsi u shpreh se, “në vitin 2000 Tiranë pësoi një kthesë të jashtëzakonshme. Qyteti vendosi të zgjidhte një kryebashkiak dhe i besoi Tiranën e ndotur të kioskave, të baltës të shëmtisë një artisti si Edi Rama dhe në fakt që nga ajo kohë historia e Tiranës nuk është më e njëjta dhe Tirana që ishte në fund të kryeqyteteve të Ballkanit sot është qyteti më modern dhe më Evropian që ka Ballkani”.

Por shtoi ai, “nuk gjërat ndodhën rastësisht. Ishte fuqia transformuese e Edi Ramës që ndërtoi një ekip. Mbaj mend kur më ofroi të punoja dhe t’i bashkohesha ekipit të Tiranës në një mbledhje u çudita se në një mbledhje ndër 19 titullarë që kishte bashkia 16 prej tyre ishin gra. Një nga arsyet e suksesit të Edi Ramës ka qenë ndërtimi i ekipeve, por sidomos pjesëmarrja e tyre në qeverisjen e punëve të Tiranës”.

Ndërkohë, shtoi Shalsi “në vitin 2013-ën, Shqipëria e thirri Edi Ramën që të qeveriste vendin që po shkonte drejt humnerës, nga pikëpamja ekonomike, financiare, energjetike në kolaps total. Shqiptarët i besuan me votë si asnjëherë më parë të qeveriste punët e vendit.”

“Ja ku jemi kush do mund ta imagjinonte 10-12 vjet më parë që anëtarësimi në BE do të ishte kaq afër. Unë kam qenë shpesh në Bruksel apo në kancelaritë perëndimore. Kam vizituar parlamente, po edhe më optimisti mendonte se 2045-2050 mund ta bënte Shqipërinë gati për në BE. Por, ja ku jemi BE është më afër se kurrë”, tha Shalsi.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›