E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama krenar për besimin e shqiptarëve: Më dhanë 1001 arsye për të bërë të pamundurën për këtë vend

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, sot në rubrikën “Sy m’sy”, u shpreh krenar që populli shqiptarë i ka dhënë 1001 e arsye për  të bërë të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend.

Duke i’u përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij, Rama tha se ata që e morën lehtë popullin shqiptarë kanë bërë një gabim monumental.

“Jam krenar që populli shqiptarë më kupton më mirë sesa ç’ mund të pretendoja”, thekson Rama.

“Më mirë dhe më shumë sesa mua më kupton populli shqiptar për hir të së vërtetës nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që pikërisht populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë sesa ç’ mund të pretendoja, duke më inkurajuar, duke më mbështetur dhe duke më dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë pikërisht besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron pikërisht nga ky popull, i cili jua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, jua kam thënë të gjithë atyre, në të gjitha nivelet përfshirë dhe miqve këtu në rrjete sociale, që është një popull që “të jep ujë në bisht të lugës”, kështu që kush e merr lehtë bën një gabim shumë të madh. Shumë të madh”, nënvizoi kryeministri Rama.

Duke folur për opozitën, Rama thekson se “bën një gabim aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë gjatë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar që çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›