E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh kabinetin në Pogradec, ministrat raportojnë për punën dhe prioritetet e mandatit të katërt

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot mbledhjen e zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar në qytetin e Pogradecit.

Anëtarët e kabinetit qeveritar po raportojnë mbi rezultatet e punës së çdo dikasteri.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, po në Pogradec.

Në raportimin e tyre ministrat janë fokusuar te puna e bërë deri më tani si dhe prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës të PS-së.

Të pranishëm në këtë takim janë edhe drejtues të institucioneve dhe agjencive qendrore.

Ndërkohë në fokus të takimit të një dite më parë ishin prezantimi i “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”, një platformë unike ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale nga institucionet.

/m.m/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›