E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mirënjohje forcave zjarrfikëse dhe Emergjencave në terren: Po rrezikojnë jetën

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët që po luftojnë në vijën e parë me flakët që kanë përfshirë disa zona të vendit. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, zjarrfikësit, ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, të cilët ndodhen në gatishmëri të plotë për përballimin e situatave të zjarreve në rritje.

Në statusin e tij në Facebook, Kryeministri ka ndarë gjithashtu një vlerësim të veçantë për shefin e Komisariatit të Policisë në Delvinë, Agim Troci, i cili ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetë njerëzish në përballje me flakët.

“MIRËMËNGJES ????
dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›