E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ I shtrirë mes kodrave të gjelbra dhe ujërave smerald të detit Jon, Plazhi i Porto Palermos në Rivierën shqiptare ofron një destinacion perfekt për vizitorët, qofshin ata vendas ose të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh, i cilësuar si një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar.

Plazhi ka një pamje spektakolare me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

Për këdo që zgjedh të pushojë në bregdetin e jugut, infrastruktura lidhëse e fshatrave përgjatë Rivierës siguron jo vetëm lehtësi në lëvizje, por edhe pamje spektakolare mes blusë së kristaltë të Jonit dhe kodrave të gjelbëruara.

/m.m/j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›