E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Shkodër

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Qyteti i Shkodrës është shndërruar në një prej qyteteve më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndau mbrëmjne e sotme pamje nga hyrja e qytetit, ku po ndërtohet parku rekreativ pranë Urës së Bunës.

Projekti synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Shkodra gjithashtu ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët, që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, liqeni i Shkodrës, zona e Shirokës dhe Zogajt, si dhe zonat malore si Thethi një nga perlat e Alpeve Shqiptare.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›