E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Sybiha: Putini të ndiqet penalisht si kriminel lufte

KIEV, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin duhet të ndiqet penalisht si kriminel lufte pavarësisht rezultatit të bisedimeve për t’i dhënë fund pothuajse katër viteve të luftimeve në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm Andrii Sybiha.

“Kriminelët rusë të luftës nuk kanë të drejtë për pandëshkueshmëri”, tha diplomati më i lartë i Ukrainës në një konferencë me temë drejtësinë.

”Përgjegjësia e Rusisë shtrihet nga udhëheqja e këtij shteti, i cili nisi luftën, deri te çdo pushtues rus që kryen krime lufte”, tha Sybiha.

Ai kujtoi urdhërarrestin e lëshuar kundër Putinit në vitin 2023 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë të zbatojnë këtë masë”, tha Sybiha, duke theksuar se Putini është personalisht përgjegjës për luftën, e cila hyn në vitin e saj të pestë të martën.

Ai hodhi poshtë përfshirjen fillestare të një mase pandëshkueshmërie në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të midis palëve ndërluftuese.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjithashtu ka hedhur poshtë një amnisti./  a.jor.KIEV – Sybiha: Putini ndiqet penalisht si kriminel lufte

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›