E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Forumin e Paqes: Evropa duhet të ketë autonominë e saj dhe planin e paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një nismë të presidentit francez, Emmanuel Macron, ku këtë vit janë mbledhur personalitete nga e gjithë bota për të diskutuar mbi çështje të paqes dhe sigurisë globale.

Rama shprehu mendimin e tij për situatën ndërkombëtare dhe rolin e Evropës në përballimin e krizave globale gjatë një deklarate në Forumin e Paqes në Paris. Rama theksoi se, megjithëse Rusia mund të mbetet një aktor i rëndësishëm në skenën globale, udhëheqësi i saj, Vladimir Putin, nuk do të jetë atje përgjithmonë. Ai theksoi se Shqipëria, si një vend i vogël në Evropë, nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

“Unë nuk mendoj që Rusia do të ikë nga aty ku është, ka qenë do të jetë aty si të gjitha vende t  e tjera por Putini nuk do të jetë aty gjithmonë. Kur vjen fjala për Ukrainën dhe më duhet t sqaroj sepse është ndonjë është delikate të flasësh në mjedisin perëndimor . Më duhet të theksoj se unë përfaqësoj një vend që nuk kam asnjë lidhje me Rusinë apo le të themi ka shkallën më të ulët me raportin më të ulët në Evropë. Apo që mund të them është që asnjë lider rus nuk ka ardhur që prej viteve1960 dhe asnjë prej nesh që nuk ka luftuar që prej asaj kohe. Kurrë në këto vite nuk  kemi pasur vizita të nivelit të lartë nga Rusia. Unë besoj që Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën“, u shpreh Rama.

Në një moment tjetër të fjalës së tij, Rama theksoi se, pavarësisht madhësisë së Shqipërisë, ai do të vazhdojë të mbrojë mendimet dhe interesat e vendit të tij. Sipas tij, gabimet që bëhen nga liderët e mëdhenj mund të kenë pasoja të rënda, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që çdo komb, pavarësisht madhësisë, të ketë një zë të fortë në arenën ndërkombëtare.

“Unë jam më i gjati mes të gjithëve por përfaqësoj një vend të vogël për të luajtur çfarë do lloj roli. As nuk do të isha këtu nëse do të merrnim në konsideratë  madhësinë e vendit. Si evropian që përfaqësoj një vend të vogël pavarësisht madhësisë së tij unë besoj se më duhet ti dal për zot mendimeve të mia dhe vendit tim. Nëse mendimet e mia janë të gabuara nuk vjen asnjë dëm por nëse gabimet e atyre që kanë pas tyre vende më të  mëdha problemet janë të mëdha”, tha Rama.

/rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›