E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret ambasadoren e SHBA-së në Greqi. Guilfoyle: Marrëveshje 6 miliardë dollarë për sigurinë energjetike të rajonit

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë, me vlerë 6 miliardë dollarë, e cila synon forcimin e sigurisë energjetike dhe kombëtare në rajon.

Ceremonia u zhvillua në Tiranë, ku Kryeministri Edi Rama priti ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila e cilësoi këtë angazhim si një hap të madh për stabilitetin dhe begatinë e rajonit.

Në një postim në platformën “X”, Guilfoyle ka nënvizuar se bashkëpunimi mes SHBA-së, Shqipërisë dhe Greqisë e bën rajonin më të lidhur, më të sigurt dhe më të begatë.

“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-ve dhe për t’iu bashkuar kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë për një marrëveshje 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë.”

Në takim ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy van Horn.

Marrëveshja e nënshkruar përfaqëson një projekt strategjik energjetik, i cili pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit, duke forcuar më tej partneritetin mes Tiranës dhe Uashingtonit.

I was honored to travel to Tirana to advance @POTUS’ energy agenda and join PM @ediramaal to participate in a signing ceremony of a historic deal between Albania, Venture Global and Aktor LNG USA on a 20-year U.S. LNG agreement. This $6B commitment strengthens energy security—and…

— Ambassador Kimberly Guilfoyle (@USAmbassadorGR) April 28, 2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›