E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama pret princin sovran të Monakos

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim princin sovran të Monakos, Albert II, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim takim i zhvilluar në Tiranë.

Në Tiranë po vijon punimet samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›