Rama prezanton këngën zyrtare të fushatës së PS performuar nga Noizy

TIRANË, 12 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në çeljen zyrtare sot të fushatës elektorale të PS nga sheshi “Skënderbej” u ngjit në skenë me reperin Noizy.
“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën këtu një surprizë unë kam sjellë surprizë, një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai di të flasë, përmes fjalësh dhe tingujsh”, tha Rama, ndërsa ftoi Noizy-n të performonte këngën zyrtare që do të shoqërojë PS gjatë fushatës deri më 11 maj.
“Isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. Duke qenë se Noizy është i imi, edhe i juaji, i thashë: ‘Hajde se unë do ngelem vetëm me zërin tim, ndërkohë që gjithë të tjerët vijnë me këngë e valle’, dhe ja ku është këtu”, tha Rama.
1 nga 7/a.f/r.e/