Rama prezanton skuadrën fituese të Dibrës për Shqipërinë 2030 në BE

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të Dibrës në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Dibër, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste mori 3 deputetë në qarkun e Dibrës, 2 prej të cilëve në listë të mbyllur dhe 1 nga lista e hapur.
Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.
Qarku Dibër
Lista e mbyllur
Blendi Klosi, mandati 7
Alma Selami, mandati 1
Lista e hapur
Agron Malaj, mandati 1
/m.m/j.p/