E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE


TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Lezhë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Lezhës mori tre deputetë.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste rikthen në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Qarku Lezhë

Ulsi Manja, mandati i katërt

Admir Kadeli, mandati i parë

Ermal Pacaj, mandati i parë

/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›