E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon pamje nga puna në Bllokun Operator të QSUT: Trajtim bashkëkohor për pacientët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT.

Kryeministri deklaron se falë përkushtimit të strukturave mjekësore, ofrohet trajtim falas, i sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient.

“Mirëmëngjes dhe me disa momente nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, i cili, falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, garanton trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pamjet e publikuara pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor dhe kushtet në këtë strukturë spitalore, e cila konsiderohet një nga pikat kyçe të shërbimit shëndetësor në vend”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›