Rafting-u në luginën e Vjosës – Rriten standardet dhe siguria për vizitorët

Lugina e lumit Vjosa vijon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për turizmin e aventurës në vend. Rafting-u, si një nga sportet më të preferuara për adrenalinë, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Operatorët turistikë kanë standardizuar këtë aktivitet, duke garantuar kushte sigurie dhe organizim profesional për të gjithë pjesëmarrësit. Sipas operatorit të turizmit, Julian Elezi, rafting-u në Vjosë zhvillohet mbi baza të mirëpërcaktuara, duke ofruar një eksperiencë të sigurt d të kontrolluar.
“Jemi munduar që të ruajmë sa më shumë këtë perl që kemi ne ose këtë park kombëtar që kemi të lumit të Vjosa duke ushtruar edhe aktivitetin e rafting brenda mundësive. Turet zakonisht vendosen një tur që bëhet në Përmet, bëhet edhe një tur në Këlcyrë, por mund të alternohesh që të mund të bësh edhe dy tre ditë duk filluar që nga kufiri i lumit Vjosa e deri të vazhdosh deri në Tepelenë por sepse jo dhe në Delta se kemi filluar dhe te Delta kanë krijuar me kajak tur të caktuara të turistëve të huaj”, deklaroi operatori i turizmit Julian Elezi.
Megjithatë, për të përjetuar këtë aventurë, kërkohet përmbushja e disa kritereve bazë.
“Gjithë turët operatorë që janë në Përmet kanë krijuar eksperiencën e vetë dhe nga ana e sigurisë por sigurisht edhe të pajisjeve që ju duhet për të ushtruar këtë aktivitet, janë të kompletuar. Normalisht lejohet që nga mosha 10 vjeç deri në 84-85 vjeç. Sigurisht gjëja e parë dhe kryesore është që të dini notë dhe të mos vuajnë nga sëmundje sidomos të zemrës apo diçka tjetër që ai paraprakisht duhet të njoftojë”, shtoi Elezi.
Rafting-u në lumin Vjosa nuk është vetëm një sport, por një mënyrë për të eksploruar natyrën e paprekur dhe për të promovuar turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri, duke e kthyer këtë zonë në një pikë referimi për aventurierët vendas dhe të huaj.
/RTSH/