E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Shpresoj që së shpejti të kemi fluturimet e kompanisë për Tiranë

Kryeministri thotë se diskutuan për mundësinë e hyrjes së kësaj kompanie prestigjioze me fluturime për Shqipëri. Kreu i qeverisë një ditë më parë u takua edhe me homolohun e Katarit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin thotë se diskutuan për mundësinë e përfshirjes së kësaj kompanie edhe me fluturime në Shqipëri.

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airëays, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, shefi i qeverisë u takua me homologun e Katarit, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Rama tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për disa projekte me peshë të rëndësishme për vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›