E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali takon homologun kroat/ Radman: Shqipëria shembull i meritës për anëtarësim në BE

Ministrja për Europëm dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman.

Në takim, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

“Në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi se “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe se përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›