E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Darmanin: Franca, asistencë për konsolidimin e draftit të Kodit Penal

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Paris nga ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin.

Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée.

Përpara punimeve të këtij samiti, kryeministri u takua me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin.

Rama bëri të ditur se temë e diskutimeve ishte pjesëmarrja e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe me praktikat më të mira europiane.


/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›