Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

TIRANË, 21 shttaor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në SHBA.
Vizita në Miçigan ishte ndalesa e parë e agjendës së kryeministrit Rama në SHBA, në vijim të angazhimeve të tij në Nju-Jork.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar shqiptar, po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në Nju-Jork, kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Miçigan 1 nga 12/m.m/r.e/a.f/